Lajme

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Varhelyit, nënvlerësoi sulmet e Vuçiçit dhe ndihmoi Dodikun


Parlamenti Evropian ka kërkuar një hetim të pavarur dhe të paanshëm ndaj Komisionerit hungarez për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Parlamenti thekson se nëpërmjet veprimeve të tij në Ballkanin Perëndimor, komisioneri ka shkelur Kodin e Sjelljes për Anëtarët e Komisionit Evropian.

Socialistët dhe Demokratët janë të alarmuar nga raportet se komisioneri qëllimisht kërkon të minojë qendrën e reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit në vendet e anëtarësimit në BE.

Konkretisht: Varhelyi ka nënvlerësuar sulmet e presidentit serb, Vuçiç ndaj demokracisë dhe, dyshohet se ka ndihmuar edhe veprimet separatiste të Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH).

“Roli i Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo e kundërta. Mbështetja e qëndrimeve nacionaliste dhe separatiste të Dodikut nuk do të ishte vetëm kundër Kodit të Sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian, por edhe lojë me zjarrin”.

Eurodeputetët theksojnë së përgjegjësia për Komisionin është thelbësore.

“Ne nuk bëjmë gjykime. Kjo varet nga rezultati i hetimit. Por raportet e vazhdueshme për Komisionerin e Orbanit që shoqërohet me autokratë për të minuar demokracinë kërkojnë veprim të menjëhershëm. Ne nuk mund të lejojmë që një komisioner i akuzuar për mbështetje të secesionistëve të turbullohet në vendet që do të anëtarësohen në BE”.

Minimi i reformave të vendeve që synojnë anëtarësimin në BE, kërkohet hetimi i Varhely’it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore