Shqipëria

Parashikimi i motit, 3 prill 2023


Ditën e hënë të 3 prillit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve të tjera. Në qarqet Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 16 °C

në vendet e ulëta: 9 / 16 °C

në vendet malore: 6 / 10 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa e fortë në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore