Lajme

Papa mesazh për presidentin e ri të SHBA-së


Papa Françesku ka uruar ditën e mërkurë, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden.

Në mesazhin e tij Papa shfaqi shpresën se Biden do të punojë për një shoqëri të karakterizuar nga drejtësia, liria dhe respektimi i të drejtave dhe dinjitetit të çdo njeriu.

“Po kështu, unë i lutem Zotit, burimit të të gjithë mençurisë dhe së vërtetës, të drejtojë përpjekjet tuaja për të nxitur mirëkuptimin, pajtimin dhe paqen brenda SHBA -së dhe kombeve të botës”, shkroi Papa në letrën e tij.

Dërgimi i mesazheve për presidentin e ri të SHBA-së është një traditë e ndjekur nga Papati. Përmendja e çështjeve shqetësuese, veçanërisht në lidhje me dinjitetin e çdo jete njerëzore ka qenë gjithmonë primare.

Papa ka realizuar një bisedë telefonike me Biden, më 12 nëntor, për ta uruar atë për fitoren e zgjedhjeve.

Biden, presidenti i dytë katolik i kombit pas John F. Kennedy, nuk e ka mbështetur publikisht legjislacionin e kishës, veçanërisht kur bëhet fjalë për abortin. Por besimi i tij është reflektuar në një varg çështjesh të tjera, veçanërisht  në shqetësimin për të varfërit, kujdesin për mjedisin dhe politikën e imigracionit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore