Lajme

Pa drita qindra-mijëra qytetarë në SHBA, vendi goditet nga stuhitë


Një stuhi dimërore ka përfshirë SHBA-të duke vendosur në alarm klimatik qyetete të caktuata me popullsi të përbashkët mbi 80 milionë banorë, teksa rreth 145 mijë të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve në rrjet.

Shtetet e Virginia, Georgia, North dhe South Carolina, kanë shpallur të katërta gjendjen e jashtëzakonshme.

Sipas shërbimit meteorologjik amerikan, rreth 30 centimetra borë pritet të bjerë vetëm gjatë një nate në disa zona.

Vështirësi do të haset edhe në qarkullimin e mjeteve apo udhëtime. Rrugë me ngrica, rënie pemësh apo anulime fluturimesh, janë të mundshme.

Gjithsesi, energjia elektrike mbetet faktori më kryesor, për të cilin shumë familje po vuajnë gjatë të ftohtit që kanë sjellë stuhitë.

Vendet po kontrollohen në mënyrë të vazhdueshme me patrulla. Parashikime për përmbytje të mundshme ka pasur edhe në disa shtete si ai i New York apo Connecticut. Për këtë shkak, mund të preket lëvizja e mjeteve dhe rrugët të bllokohen.

Moti i keq ka qenë i pranishëm edhe në Ontario të Kanadasë, shtet i cili është në kufi me New York-un.

Toronto nga ana tjetër, pritet të shohë reshje bore rreth 20 centimetra, por pa shkaktuar bllokime të mundshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore