Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kanë nënshkruar të enjten listën e përbashkët në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
“Presidentja në detyrë dhe unë, ish-kryeministri, me subjektet tona politike, do të na gjeni në të njëjtën vend dhe për të njëjtën qëllim”, ka njoftuar Kurti.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Drejtuar Osmanit, Kurti deklaron se ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet si dhe ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit.
“Në këto zgjedhje, që janë referendum, duhet ta ri legjitimojmë këtë”, ka theksuar ai.
Ndërsa Osmani e ka quajtur marrëveshjen e së enjtes si përfaqësim i vullnetit të qytetarëve. Sipas saj, bashkimi me LVV-në shkon përtej listës së përbashkët zgjedhore.
“Për dy dekada vendi ynë është drejtuar nga një mendësi politike e gabuar dhe për ta ndryshuar këtë ne do të garojmë së bashku në listën, e cila do të flasë me zërin tuaj, do të frymojë siç frymoni ju dhe do të guxojë ashtu siç guxoni ju për t’i dalë ballë çdo sfide”, ka njoftuar ajo.
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në korrik të 2020-ës, shkarkoi nga postet drejtuese të partisë, Vjosa Osmanin. Ky vendim erdhi pas propozimit të liderit të LDK-ës, Isa Mustafa ku akuzoi Osmanin se ka shkelur statutin e partisë duke u shprehur kundra Qeverisë së Avdullah Hotit.
Osmani e kundërshtoi prishjen e koalicionit me LVV-ën, ndonëse ishte kandidate e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e kaluara, si dhe doli kundër formimit të qeverisë Hoti./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Lirohet në procedurë të rregullt personi që sulmoi policët dhe ushtarët e KFOR-it
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo