Opinione / Teknologji

Si i shndërruan talebanët mediat sociale në një mjet për kontroll?


Paul Mozur & Zia ur-Rehman

Në një video, një zyrtar taleban siguroi punonjëset femra të shëndetësisë se mund ta mbanin punën e tyre. Kurse në një tjetër, militantët u thanë Sikëve, një grup i pakicës fetare, se ishin të lirë dhe të mbrojtur. Të tjerë sugjeruan një ligjshmëri të re në Kabul, me luftëtarët që i mbanin plaçkitësit dhe hajdutët nën armë.

Talebanët, të cilët herën e parë që morën kontrollin e Afganistanin e ndaluan internetin, i kanë kthyer mediat sociale në një mjet të fuqishëm për të zbutur opozitën dhe transmetuar mesazhet e tyre.

Nën kontroll të fortë të vendit, ata po përdorin mijëra llogari në Twitter – disa zyrtare dhe të tjera anonime – për të qetësuar bazën urbane të tmerruar, por gjithnjë e më shumë teknologjike të Afganistanit.

Imazhet e paqes dhe stabilitetit të projektuara nga talebanët kontrastojnë ashpër me skenat e transmetuara në të gjithë botën të evakuimit kaotik amerikan nga aeroporti i Kabul-it apo me pamjet e protestuesve të rrahur dhe të qëlluar.

Ato demonstrojnë fuqitë digjitale që militantët kanë mbërthyer gjatë viteve të kryengritjes, duke ofruar një paraqitje të shkurtër se si talebanët mund t’i përdorin ato mjete për të sunduar Afganistanin, edhe pse ata kapen pas parimeve të tyre fundamentaliste fetare dhe prirjeve të dhunshme.

Mediat sociale afgane mund të jenë një tregues i dobët i ndjenjës publike. Shumë nga kritikët dhe mbështetësit e talebanëve të qeverisë së mbështetur nga SHBA-të kanë kaluar në fshehtësi. Por tashmë, me një fushatë në mediat sociale të javëve të fundit që mund të ketë ndihmuar në inkurajimin e forcave afgane të sigurisë për të ulur armët, talebanët kanë treguar se ata mund të shesin në mënyrë efektive mesazhin e tyre.

“Ata e pranuan se për të fituar luftën, ajo duhej bërë përmes narrativës dhe tregimeve”, ka thënë Thomas Johnson, një profesor në Shkollën Pasuniversitare Navale në Monterey, Calif. “Në zonat urbane të gjithë afganët kanë telefona inteligjentë dhe mendoj se do të jetë shumë e dobishme. Ata do të përdorin mediat sociale për t’i treguar popullit afgan se çfarë duhet të bëjnë.”

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, në qendër, në konferencën e parë për shtyp të grupit pasi mori kontrollin e Kabul-it.

Me online-in, talebanët do të jenë në shënjestër nga disa prej të njëjtave taktika që ata përdorën për të forcuar fuqinë e tyre, ngjashëm me lëvizje të tilla si Pranvera Arabe dhe të tjera që kanë përdorur mediat sociale për t’u organizuar dhe për të tubuar.

Lidhjet e reja të komunikimit të Afganistanit me pjesën tjetër të botës do të ndihmojnë kundërshtarët e talebanëve të ekspozojnë çdo mizori dhe të krijojnë mbështetje për rezistencën. Tashmë, hashtags si #DonotChangeNationalFlag po përhapen, me një kombinim të mbështetjes së brendshme dhe të jashtme.

Talebanët u janë përgjigjur thirrjeve të tilla – dhe raporteve për goditje e vrasje hakmarrëse nga militantët fitues – me mesazhe që theksojnë dëshirën për paqe dhe unitet. Talebanët i portretizojnë amerikanët dhe të huajt e tjerë si shkaktarin kryesor të konflikteve shumëvjeçare, një ide që ata e kanë theksuar duke përdorur imazhet befasuese këtë javë nga aeroporti i Kabul-it.

Teksa qarkulluan pjesë nga refugjatët e dëshpëruar të kapur pas aeroplanëve, një nga ndikuesit më të njohur pro-talebanëve, Qari Saeed Khosty, goditi me një ton të urryer simpatie.

“Qava shumë për të parë gjendjen tuaj. Ju, miqtë e okupimit, ne kemi qarë në mënyrë të ngjashme për ju për 20 vjet. Ne ju thamë se Tommy Ghani nuk do të jetë kurrë besnik ndaj jush”, ka shkruar ai në një postim në Twitter, duke përdorur zhargonin për një person që miraton stilet dhe zakonet perëndimore për t’iu referuar Ashraf Ghani-t, presidentit afgan që u largua këtë javë. “Ne ju kemi falur, betohem në Allah. Ne nuk jemi për këtë situatë. Ju lutemi kthehuni në shtëpitë tuaja”.

Megjithatë, talebanët – një grup i njohur gjatë sundimit të tij 1996-2001 për ekzekutimet publike, ndonjëherë edhe me gurë – i kanë mbajtur kryesisht optimiste mesazhet e tyre. Gazetarët-qytetarë talebanë kalojnë nëpër rrugët e qyteteve, duke ofruar video të miratimit të banorëve.

“Talebanët nuk kanë nevojë të postojnë përmbajtje për t’i kujtuar popullsisë se ata janë brutalë”, ka thënë Benjamin Jensen, një anëtar në Këshillin Atlantik. “Popullsia e di këtë. Ajo që ata kishin nevojë ishin imazhe që tregonin se ata mund të qeverisnin dhe integronin vendin”.

Talebanët kanë qenë në gjendje të postojnë shumë nga ato që duan në internet. Edhe pse bllokimet në platformat kryesore të mediave sociale si Facebook dhe YouTube vazhdojnë, dhjetëra llogari të reja janë shfaqur. Përpjekjet e militantëve janë përqendruar në Twitter, ku talebanët nuk janë të ndaluar drejtpërdrejt.

Disa kundërshtarë talebanë kanë lëshuar thirrje tubimi. Në të kundërt, të tjerët kanë heshtur dhe kanë pastruar materialet në llogaritë e tyre, të cilat mund t’i vënë ata në rrezik. Facebook dhe Twitter kanë thënë se do të ndërmarrin hapa për të mbrojtur llogaritë.

Një mësues në Universitetin Nangarhar në Jalalabad, i cili kërkoi anonimitet ka thënë se një numër i madh i studentëve të tij që kishin marrë pjesë në fushatat anti-talebanë kishin çaktivizuar llogaritë e tyre në mediat sociale. Brezi i lindur pas rrëzimit të regjimit të parë të talebanëve kishte një provë digjitale për të fshehur gjatë gjithë jetës, ka thënë ai.

Afganistani i sotëm është shumë larg nga vendi kur u ndalua interneti në vitin 2001. Nën qeverinë e mbështetur nga SHBA-të, kullat e rrjetit u ngritën në të gjithë vendin. Përdoruesit e telefonave celularë u rritën në më shumë se 22 milionë në vitin 2019 nga vetëm një milion në 2005-n, sipas Statista, një firmë kërkimore. Ekspertët vlerësojnë se 70 për qind e popullsisë kanë qasje në një celular.

Dhjetëra miliona afganë tani kanë celularë, duke i lidhur ata me botën e jashtme në mënyra që ishin të pamundura kur talibanët sunduan për herë të fundit.

Sot, talebanët do të luftonin për të bllokuar mesazhet nga jashtë, siç bëjnë Kina dhe Rusia, pa kohë dhe ndihmë nga jashtë. Në vend të fshirjeve dhe ndalimeve, ata kanë përmbytur mediat sociale me mesazhet e tyre.

Talebanët e kuptuan shpejt internetin si një mjet të ri të propagandës, një shtrirje të mesazheve të shkruara dhe stacioneve radio. Ata u mësuan të rivendosin faqet e internetit pasi shërbimet e pritjes i hoqën ato, dhe ata shpesh eksperimentuan, duke përdorur teknika si shpërthimet e mesazheve me tekst. Një raport tregoi se si ata përdorën hashtag-et e tendencës për të frikësuar votuesit gjatë zgjedhjeve të vitit 2019.

Javët e fundit, për të fituar pranimin nga jashtë, udhëheqësit talebanë publikuan mesazhe në gjuhën angleze dhe transmetuan drejtpërdrejt ngjarje të shtypit. Faqja e tyre zyrtare, Al-Emarah, boton në anglisht, pashto, dari, urdu dhe në atë arabe.

Talebanët janë duke u bazuar në mësimet e nxjerra gjatë ofensivës verore që përfshiu grupin në pushtet, ka treguar një anëtar i komitetit të mediave sociale talebane, i cili kërkoi anonimitet sepse nuk ishte i autorizuar të fliste.

Mesazhet e shpejta dhe të mençura ishin një pjesë kyçe e ofensivës, ka thënë ai, duke vënë në dukje se talebanët trajnuan dhe pajisën ushtarë me mikrofona dhe smartphone për të raportuar nga vijat e frontit teksa forcat e tyre u përfshinë në një territor të ri.

Mesazhi, një përzierje e ofertave të amnistisë dhe frikësimit që u krijua për të formuar ndjenjën e një fitoreje të pashmangshme, mund të ketë ndihmuar në përshpejtimin e një procesi të shtrëngimit dhe bindjes që çoi në rënien pa luftë të shumë prej qyteteve më të mbrojtur.

“Telefonat inteligjentë kanë qenë një armë shumë e suksesshme talebane”, ka thënë Abdul Sayed, një studiues i pavarur, i cili fokusohet në taktikat e grupit në mediat sociale. “Tanimë, ata të gjithë kanë një dashuri të veçantë për telefonat inteligjentë”.

Në aeroportin e Kabul-it. ”Ne ju kemi falur, betohem për Allahun”, u tha një influencues pro-taleban në internet, afganëve që përpiqeshin të largoheshin.

Të premten e javës së kaluar, kur forcat talebane morën qytetin kyç të Herat-it, ata shpërndanë imazhe dhe video të udhëheqësve të milicisë duke pozuar me Ismail Khan, një komandant i mirënjohur lokal dhe kundërshtar taleban, duke e treguar atë të papërmbajtur, me lehtësi.

Mesazhi ishte i qartë, Sayed ka thënë se: “Nëse ne mund ta trajtojmë Ismail Khan-in, një armik të lartë, me një respekt të tillë, nuk do të ketë rrezik për askënd”.

Në Kabul, shumë gazetarë të trajnuar nga talebanët kanë qenë të zënë në rrugë, shpesh duke mbajtur një mikrofon me logon e faqes propagandistike të grupit. Në një video të postuar në llogarinë Twitter të zëdhënësit të talebanëve, Zabiullah Mujahid, një reporter interviston banorët në zonën Shahr-e Naw të Kabul-it. Kur pyet një djalë të ri për marrjen e kryeqytetit, djali i përgjigjet: “Ne jemi të lumtur dhe kemi jetuar në paqe”.

Teksa disa i janë përgjigjur pozitivisht mesazheve, transferimi digjital i fuqisë ka dërguar një tronditje në qytetet me ndërlidhje të Afganistanit. Shumë nga zërat që do të kundërshtonin dikur kundër posteve të talebanëve kanë heshtur nga frika e ndëshkimit. Grupet e të drejtave digjitale kanë thënë se shumë njerëz që kanë lidhje me ish-qeverinë ose Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur profilet e mediave sociale, kanë lënë grupet e bisedave dhe kanë fshirë mesazhet e vjetra.

Kur Mujahid njoftoi një konferencë shtypi në një grup WhatsApp-i gazetarësh të përdorur gjerësisht këtë javë, disa anëtarë braktisën bisedën. Njëri, i cili punoi për mediat e huaja dhe që kërkoi anonimitet, nga frika e hakmarrjes, ka treguar se gazetarët që kishin shkruar në mënyrë kritike për talebanët ishin të shqetësuar për një reagim të ashpër.

Edhe kështu, mediat sociale dhanë disa shenja të rezistencës. Të martën, një video e një grupi të vogël grash që protestonin në Kabul në prani të luftëtarëve talebanë, u shpërnda gjerësisht. Të nesërmen, videot e një incidenti në Jalalabad, në të cilin talebanët hapën zjarr mbi një grup të rinjsh që kishin hequr flamurin e militantëve dhe e zëvendësuan atë me atë të qeverisë së rënë afgane, u bënë virale.

Mësuesi i Universitetit Nangarhar ka thënë se ai nuk besonte se brezi i ri që u rrit në Kabul nën qeverinë e rrëzuar do të pranonte me lehtësi sundimin e talebanëve dhe ai priste valë të reja të rezistencës në internet, madje shumë shpejt.

“Kam frikë se talebanët do të kufizojnë së shpejti mediat sociale për shkak të kësaj”, ka shtuar ai.

Të rinjtë duke folur me një komandant talebanë në Kabul.


Lajmet kryesore