Përballje

Nottingham Forest lë dhelprat pa rrugë në pyll


Nottingham Forest ka shkaktuar befasinë tjetër në FA Cup.

Në kompeticionin më të vjetër të futbollit, një nga skuadrat më historike të futbollit anglez, po shkakton befasi.

Pas eliminimit të Arsenal, Nottingham Forest ka arritur që jashtë këtij kompeticioni ta lë edhe Leicester City-n, fituesen e vitit që shkoi.

Ndryshe nga ndeshja me Arsenal-in, sot vendasit ishin bindës.

Nga minuta e 23-të deri në në minutën e 32-të, tifozët në “City Ground” përjetuan mrekulli.

Zinckernagel, Johnson dhe Worrall shënuan tri herë për nëntë minuta për të shuar shpresat e dhelprave, që tentuan të rikthehen në mënyrë dinake në lojë.

Iheanacho shënoi para mbylljes së pjesës së parë për t’i vënë nën presion vendasit.

Mirëpo performancën e pjesës së parë, vendasit e vazhduan edhe në pjesën e dytë.

Djed Spence, pas një super kombinimi, shënoi golin e 4-1 në minutën e 60-të, që do të ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Në raundin tjetër, Nottingham ka punë më të lehtë, ku pret skuadrën e Huddersfield.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore