Kosova

Nol Nushi: Jemi të lumtur nëse protestat kundër shtrenjtimit të rrymës e rrëzojnë Qeverinë


Nol Nushi, Zyrtari i Partisë Social Demokrate (PSD)

Një protestë u mbajt, por po planifikohet edh enjë tjetër.

Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, qytetarët kanë zgjedhur të dalin në rrugë për të mos lejuar që kjo të ndodhë.

Zyrtari i Partisë Social Demokrate (PSD) Nol Nushi ka thënë se do të ishte i lumtur nëse protestat për shtrenjtimin e rrymës do ta rrëzonin Qeverinë.

Nushi ka thënë se në protestën e cila do të mbahet të shtunën nuk do të ketë flamuj e as llogo partiake.

Ai ka thënë se do të ishte shumë i lumtur nëse protestat për shtrenjtimin e rrymës do ta rrëzonin Qeverinë.

“Shtrenjtimin e energjisë nuk janë duke e bërë qytetarët e Kosovës por Qeveria Kurti me mekanizmat e vet qeveritar si ZRRE apo tjera organe”, tha Nushi.

Nushi ka thënë se deri më tani nuk kanë parë ndonjë hatër mbetje nga subjektet tjera opozitare pse kjo parti ka caktuar datën e protestës.

“Llogo e as flamuj të partisë nuk do të ketë, por do të ketë fjalime për të treguar se si Kurti ka mashtruar qytetarët e vet. Ne mendojnë se pezmin qytetarë duhet ta organizojmë sa më mirë”.

Zyrtari i PSD-së thotë se deri më tani asnjë parti opozitare nuk ka thënë “jo” për pjesëmarrjen në protestën kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Ndër të tjera Nushi k potencuar se nuk mungon vullneti i qytetarëve për të protestuar dhe në protetën e radhës presin pjesmarrjn e tyre.

“Protestë e suksesshme do të quhej nëse vendimi do të rrëzohej plotësisht për t’u kthyer gjendja si ishte më parë e që më pas Qeveria të gjejë zgjidhje tjera”, tha ndër të tjera Nol Nushinë RTV Dukagjini.

PSD mban të shtunën protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Pamje nga protesta e organizuar kundër shtrejntimit të energjisë elektrike

Të frustruar me rritjen e çmimit të rrymës dhe qasjen e kryeministrit të Kosovës, një ditë më parë qytetarët kanë protestuar në Prishtinë duke brohoritur “Albin mashtruesi”, “Albin rrenci”.

Etiketat “rrenc” dhe “mashtrues” i janë mveshur Kurtit meqë sa ishte në opozitë thoshte se rryma është shumë shtrenjtë dhe premtonte uljen e çmimit, derisa tash po deklaron se “aq lirë ka qenë rryma sa qytetarët nuk e kanë ditur as sa po u vjen fatura”.

Gjithashtu, kryeministri është rreshtuar krah kompanisë private për distribuimin e energjisë elektrike KEDS dhe e ka arsyetuar kërkesën e tyre për rritje çmimesh.

Por, qytetarët në protestë e kanë bërë të qartë se nuk e kanë ndërmend të paguajnë “Asnjë cent më shumë”, sepse “Rryma nuk është luks”.

Në protestë gjithashtu është kërkuar, ajo që dikur Kurti e kërkonte, shtetëzimin e kompanisë për distribuim dhe largimin e pronarit privat.

“KEDS t’i kthehet Kosovës”, ishte kërkesa konkrete, sepse “Qeveria është e popullit jo e privatnikut”.

Protesta ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” derisa qytetarët marshuan drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Një nga organizatorët e protestës, pos tjerash, i është kundërpërgjigjur Kurtit në deklarimin e tij se “ose duhet reduktime, ose shtrenjtim”.

Nëse qenka me ose – ose, atëherë “ose me neve (qytetarëve), ose me KEDS-in kryeministër”.

“Propozimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë do të na varfërojë edhe më shumë. Ky propozim thellësisht i pa drejtë dhe zhvatës është një tentativë tjetër për të na faturuar neve qytetarëve e në anën tjetër për të pasuruar bizneset”, ka thënë njëra nga organizatoret e kësaj proteste.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore