Sport

Njihuni me sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokyo-s


Lojërat Olimpike të Tokyo-s do të zhvillohen nga 23 korriku deri më 8 gusht. Ato ishin programuar për t’u mbajtur vitin e kaluar, por u shtynë për shkak të Covid-19. Po pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe sivjet, duke bërë që Lojërat të luhen me dyer të mbyllura për tifozët.

Në Lojërat Olimpike do të ketë 339 ngjarje të ndryshme në 33 sporte, duke përfshirë edhe 50 disiplina sportive.

Shqipëria do të përfaqësohet nga nëntë sportist në Tokio, të disiplinave të ndryshme.

Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit, e mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë, pasditen e së mërkurës ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Është një moment gjithmonë i veçantë kur është viti i Olimpiadës, sepse siç e ka thënë edhe krijuesi i saj – e rëndësishme është pjesëmarrja”, theksoi Rama.

Ai u shpreh se duke marrë shkas nga viti pandemik dhe nga kushtet e vështira në të cilat ka qenë sporti, është bërë një përgatitje e dyfishtë.

Cilët janë sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë në Tokyo dhe disiplinat ku garojnë:

Indrit Cullhaj – xhudo, pesha 66 kilogramë.

Izmir Smajlaj – atletikë, kërcim së gjati.

Erkand Qerimaj – peshëngritje, 81 kilogramë.

Kledi Kadiu – not, 100 metër stil i lirë.

Nikol Merizaj – not, 50 metër stil i lirë.

Luiza Gega – atletikë, 3 mijë metër me pengesa.

Briken Calja – peshëngritje, 73 kilogramë.

Matvei Petrov – gjimnastikë artistike, pommel horse.

Manuela Delilaj – qitje sportive, 10 metër pistoletë me ajër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore