Lajme

Një bisedë për raporte të shkëlqyera


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Në një takim bilateral temë e diskutimit mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishin raportet mes Kosovës dhe Turqisë.

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin turk Erdogan për përkrahjen që shteti i tij i jep Kosovës në vazhdimësi.

“Në një takim shumë përmbajtjesor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, ka shkruar Osmani në rrjetin e saj social “Facebook”.

E para e vendit ka shpjeguar se e përshëndeti mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum.

Ndërsa gjatë Forumit të Diplomacisë të premten në Antalia, Presidentja Osmani ka pasur një polemikë me Përfaqësuesin e Lartë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë në Antalia të Turqisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore