Biznes

Nis fiskalizimi për bizneset


7 mijë e 600 biznese nga data 1 janar e vitit 2021 kanë nisur  zbatimin e sistemit të ri të lëshimit të faturave tatimore, të njohur si fiskalizimi.

Këto subjekte do të lëshojnë fatura elektronike, duke përdorur Software-in e instaluar në pajisjen e tyre kompjuterike, telefon apo tablet.

Faturat elektronike do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.

“Aktualisht janë 19-të subjekte të cilët janë certifikuar për të shitur Software. Ndërkohë janë mbi 50-të subjekte të tjera në faza testimi, të cilat priten të certifikohen në një fazë të shkurtër”, deklaroi Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha se për një periudhë tranzitore nuk do të ketë masa ndëshkuese për subjektet që nuk e kanë blerë Software-in.

 Subjektet që nuk do ta kenë mundësinë e blerjes së Software-it, do të kenë mundësinë të përdorin portalin pa pagesë “Self Care”, nëpërmjet të cilit do të lëshojnë faturat për entet publike.

“Ky është një proces gradual i modernizimit dhe mendoj që kasat do të dalin jashtë funksionimit gjatë viteve në vijim” shtoi Ibrahimaj./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore