Lajme

Nigeri, 11 ushtarë të vrarë dhe nëntë të zhdukur pas një sulmi terrorist


Persona të armatosur të paidentifikuar kanë vrarë 11 ushtarë në një pjesë të largët të Nigerit jugperëndimor.

Njoftimi erdhi nga ministria e Mbrojtjes, e cila bёri gjithashtu me dije se sulmuesit e armatosur rëndë u afruan të enjten në një kolonë makinash dhe motoçikletash, duke u përleshur me ushtarët që mbronin fshatin Dagne pranë kufirit me Malin.

“Pas luftimeve të ashpra, kolona armike u detyrua të tërhiqej me të vrarët dhe të plagosurit e saj. Përforcimet ajrore dhe tokësore të dërguara vazhdojnë të mbulojnë zonën”, shtohej nё deklaratё.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, teksa sipas raportimeve, një degë lokale e ISIL (ISIS) ka vrarë qindra civilë në një seri sulmesh në të njëjtën zonë këtë vit pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të rimarrë kontrollin.

Ushtarët e sulmuar në bastisjen e fundit u vendosёn për të garantuar sigurinë e mijëra fshatarëve që ishin kthyer në komunitetet e tyre, pas vrasjeve të mëparshme.

Vetëm para dy ditësh 69 njerëz u vranë në një zonë tjetër pranë kufirit me Malian, rreth 100 milje larg.

Sulmi flitet të ketë ndodhur të martën në Adab-Dab, një fshat rreth 32 milje nga Bani Bangou në rajonin perëndimor të Tillaberi. Ai u konfirmua nga qeveria vetëm të enjten, e cila shpalli dy ditë zie kombëtare që nga e premtja.

Grupet terroriste kanë shtuar vitet e fundit sulmet në një zonë të varfër dhe të thatë të Afrikës Perëndimore që përfshin territoret kufitare të Nigerit, Malit dhe Burkina Fasos.

Disa të lidhur me Al-Kaedën dhe ISIL-in kanë kërkuar të marrin kontrollin e komuniteteve dhe të dëbojnë forcat ushtarake vendase dhe ndërkombëtare.

Mijëra civilë kanë vdekur dhe miliona janë larguar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore