Lajme

“Ngritja e sigurimeve shëndetësore vazhdon të mbetet sfidë”


Takimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shoqatës së Pacientëve të Kosovës.

U.D e ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku tha se ngritja e sigurimeve shëndetësore vazhdon të jetë sfidë për sektorin e shëndetësisë.

Këtë deklaratë ajo e bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbulimit Universal me Shërbime Shëndetësore, meqë rast Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK mbajti një tryezë me temën “Pse pas 8 vjetësh nga miratimi i ligjit nuk kemi sigurime shëndetësore?!”.

“Aktualisht po punojnë më SISH, por edhe reformat e MSH-së përfshijnë edhe aspektin e sigurimeve shëndetësore”, tha Gexha-Bunjaku.

Në këtë takim morri pjesë edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, e cila tha se ligji aktual ka nevojë për plotësim-ndryshime, derisa theksoi se i gjithë fokusi i Fondit për Siguri Shëndetësore është kthyer vetëm tek trajtimi jashtë vendit.

Kurse, u.d i drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Bujar Kaçuri tha se, “80% i aktivitetit të Fondit fokusohet në programin për trajtim jashtë vendit në program me të cilin sipas tij, janë evidentuar shumë probleme por edhe borxhe mbi 30 milionë euro”.

Ministria e Shëndetësisë.

Kurse, bëri të ditur se nuk është bërë asnjë ndryshim në udhëzimin administrativ sa i takon këtij programi.

Që nga viti 2004, ligji për sigurime shëndetësore është hartuar dhe është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës.

Ky ligj është miratuar në vitin 2007, mirëpo deri tani asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, pasi që ishte tërhequr. Zbatimit të ligjit, ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet).

Duke mos pasur sigurim shëndetësor edhe te qytetarët është krijuar një kulturë e funksionimit ndryshe në raport me shëndetësinë.

MSH-ja, më herët, pati shpjeguar se sa u përket të drejtave dhe obligimeve që dalin nga ligji për siguri shëndetësore, në tre vjetët e parë të zbatimit të sigurimeve, të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat, do të paguajnë në muaj nga 3.5 për qind të të ardhurave të tyre bruto, për sigurimin shëndetësor të obliguar, dhe po kaq, për të do të paguajnë edhe punëdhënësit.

Në ato kompani apo organizata private, ku qarkullimi vjetor nuk arrin mbi 50 mijë euro, për sigurim shëndetësor do të paguajë vetëm punëmarrësi, në vlerë prej 2 eurosh për anëtar të familjes.

Mbledhja e fondeve për ligjin e sigurimeve shëndetësore ishte paralajmëruar të nis që nga 1 korriku i vitit 2017.

Atë kohë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës 17 milionë euro, derisa më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës. Prej atëherë çështja ka mbetur pezull.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore