Shqipëria

Nga data 1 korrik pagat e ushtarakëve rriten me 30%


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se nga 1 korriku hyn në fuqi rritja e pagës për ushtarakët, me 30%.

“Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Rritje historike e pagës, jam krenar dhe mirënjohës që premtimi i kryeministrit është jetësuar”, tha ai.

Peleshi theksoi se paga minimalë tek Forcat e Armatosura është më shumë se 51 mijë lekë të reja pa përfshirë trajtimin ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive.

“Kemi krijuar dhe një aneks, ku kjo kategori, merr shtesë mbi pagën shtesë. Si struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike, veç 30% do marr dhe 20 mijë lekë të reja shtesë. Shtesa kemi parashikuar edhe për funksione të tjera, të trupave komando. Trupave speciale, të mjekëve brenda FA, pra janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi shtesë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore