Lajme

New York Times: Ermonela Jaho mund të këndoj muzikën tënde


Nedda, personazhi kryesor i “Pagliacci” të Leoncavallos, duhet të vdesë në vend që të përmbushë dashurinë e vërtetë.

Sopranoja Ermonela Jaho, e cila bën debutimin e saj ka zbuluar se ky personazh është më kompleks nga sa ajo e kishtë përfytyruar në fillim.

“Ajo është mjaft e fortë për të luftuar deri në vdekje për lirinë e saj”, tha Jaho në një intervistë ekskluzive me prestigjiozen “New York Times”.

Sopranoja shqiptare, 48 vjeçe, ka bërë për vete publikun në të dyja anët e Atlantikut me thellësinë dhe autenticitetin e interpretimeve të saj, veçanërisht në realizmin e veprave “verismo” të Verdit.

Portretizimi i saj si Violetta te e famshmja “La Traviata” është një rol që e solli atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Skena e Londrës solli gjithashtu debutimin e saj si Suor Angelica në “Il Trittico” të Puccinit, të cilin ajo do ta këndojë në “Gran Teatre del Liceu” të Barcelonës në dhjetor.

Jaho u zgjodh për t’u shfaqur në dokumentarin “Fuoco Sacro”, tani në televizionin franko-gjerman.

Prillin e ardhshëm, ajo do të kthehet në Operën Mbretërore për të kënduar rolin e Liù në “Turandot” të Puccinit, të cilin e regjistroi për labelin “Warner Classics” nën drejtimin e Antonio Pappano.

Ky i fundit, drejtori muzikor i Operës Mbretërore, vuri në dukje një kombinim të ndjeshmërisë dhe forcës në shfaqjet e Jahos.

“Ajo është e ndjeshme ndaj çdo kthese dhe çdo situate në të cilën personazhi gjendet”, tha ai.

Për të Jaho është e aftë me zërin e saj dhe me aktrimin të të bëjë të qash.

Sopranoja filloi të kuptonte dhe mësonte kulturën italiane në moshën 17-vjeçare, kur u zgjodh nga sopranoja Katia Ricciarelli për të studiuar në akademinë e saj në Mantua, Itali.

Jaho u regjistrua në Accademia Nazionale di Santa Cecilia në Romë, ku studioi me Valerio Paperi.

“Doja t’u dëshmoja të gjithëve se edhe nëse vij nga Shqipëria, mund të flas gjuhën tuaj, mund të këndoj muzikën tuaj”, u shpreh ajo.

E rritur në një vend që ndodhej pas të ashtuquajturës “Perde e Hekurt”, sopranoja luftoi në Itali si me tronditjen kulturore ashtu edhe me largësinë nga familja.

Ajo gjithashtu duhej të punonte punë të ndryshme, të kujdesej për fëmijët dhe të kujdesej për të moshuarit.

Jaho e konsideron fat që vazhdoi të luante në “La Traviata” pasi u dashurua me atë operë në qytetin e saj në Tiranë, kryeqyteti shqiptar, në moshën 14-vjeçare.

Që nga viti 2012, ajo ka dhënë klasa master për studentë si në vendin e saj, Shqipëri, ashtu edhe në qytete si Londra, Parisi dhe Sydney, Australi.

Marrë nga “New York Times”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore