Përballje

Nets dhe Blazers marrin epërsinë në rundin e parë të ‘playoff’


Ndeshja mes Boston Celtics dhe Brooklynb Nets ishte interesante edhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit.

Nets fituan ndeshjen me rezultat 93:104.

Treshja fantastike e Nets, James Harden, Kevin Durant e Kyrie Irving nuk e filluan ndeshjen mire, por, e përfunduan ndeshjen me më shumë se 20 pikë secili.

Celtics ishin më të mirë në pjesën e parë, por, Brooklyn shpërthyen në çerekun e tretë ku përmbysën rezultatin.

Më të mirët te Nets ishin Kevin Durant me 32 pikë e 12 kërcime, Kyrie Irving me 29 pikë e 6 kërcime dhe James Harden me 21 pikë, 9 kërcime e 8 asistime.

Më të dalluarit te Celtics ishin Jayson Tatum me 22 pikë, Marcus Smart me 17 pikë dhe Kemba Walker me 15 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=tjniniSxbw0

Ndeshja e fundit e ditës së parë të playoff, ishte mes Denver Nuggets dhe Portland Trail Blazers, dhe përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 109:123.

Denver Nuggets ishin më të mirë në pjesën e parë, ndërsa, pjesa e dytë ishte e dominuar nga Blazers të cilët fituan ndeshjen në fund.

Dueli ishte edhe mes dy yjeve të ekipeve, Damian Lillard dhe Nikola Jokic të cilët shënuan 34 pikë secili.

Mungesa e Jamal Murray u vërejt në ndeshjen e parë, dhe ai nuk do ketë mundësi të kthehet për këtë sezon.

Më të dalluarit te Blazers ishin Damian Lillard me 34 pikë e 13 asistime dhe Cj McCollum me 21 pikë.

Te Nuggets më të mirët ishin Nikola Jokic me 34 pikë e 16 kërcime dhe Michael Porter Jr me 25 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore