Lajme

Në prag të Festivalit të Vitit të Ri Hënor – Kina nis fushatën për të “pastruar” internetin


Qeveria e presidentit Xi Jinping në Kinë ka nisur një fushatë 1-mujore për të pastruar “përmbajtjen dhe informacionin e paligjshëm” në internet, gjatë Festivalit të Vitit të Ri Hënor, i cili do të mbahet javën e ardhshme.

Kjo vjen si përpjekje për të riformuar sjelljen në internet.

Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC), rregullatori i internetit në vend, ka udhëzuar zyrtarët që të mbikëqyrin edhe abuzimin në internet, dhurimin e parave, influencuesit e fëmijëve dhe faqet kryesore të mediave.

Dekreti është hapi i fundit i Pekinit ndaj kontrollit të industrisë së argëtimit, pasi autoritetet pastrojnë përmbajtjen e konsideruar të pamoralshme, jopatriotike dhe jo të zakonshme nga kultura në internet.

Qeveria e Xi-së ka nisur zbatimin e programit të “prosperitetit të përbashkët”.

Kjo ka qëllim shpërndarje më të madhe të pasurisë, e cila ka nxitur rritje të bamirësive nga investitorët e sektorit të teknologjisë, si dhe shtimin e hetimeve tatimore dhe gjobave kundër individëve të pasur.

Zyrtarët, gjithashtu, kanë urdhëruar që shfaqjet televizive dhe filmat të përfshijnë kombësitë e personazheve të famshëm. Kjo, me qëllim turpërimin e atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia kineze.

Censorët kanë përshkallëzuar gjithashtu heqjen e përmbajtjes që konsiderohet të jetë e gabuar me prioritetet e Partisë Komuniste.

Shumë personazhe të famshëm e kanë gjetur veten në listën e zezë nga televizioni dhe mediat online.

Në një kohë që rregullatori i hapësirës kibernetike të Kinës është i etur të zbatojë ligjin që figurat publike të turpëruara të mos kthehen në qendër të vëmendjes.

Kina duhet të “parandalojë rreptësisht yjet dhe artistët, të cilët janë të ligjit dhe imoralë gjatë periudhës së pushimeve”, paralajmëroi rregullatori në një postim në median sociale WeChat.

CAC paralajmëroi se të miturit, që duan të bëhen influencera në internet duhet të parandalohen që ta bëjnë këtë, duke u kujtuar censuruesve se yjet aspirantë nuk lejoheshin të shfaqeshin në transmetime të drejtpërdrejta me “zërin dhe trupin e tyre”.

Marrë nga Financial Times, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore