Lajme

Në Graçanicë mbahet tubim në përkrahje të serbëve të Veriut


Ilustrim

Mbi një mijë qytetarë serbë në Graçanicë janë mbledhur në një tubim, sipas tyre për të mbështetur serbët e Veriut të Kosovës.

Të tubuarit po mbajnë pankarta “Graçanica është me vëllezërit dhe motrat tona nga veriu”, “Zemra e Graçanicës rreh për serbët nga Veriut”, transmeton media serbe me seli në Kosovë, “Kossev”.

“Nga ky tubim për paqen, ne më fuqishëm, me një zë, dërgojmë mbështetjen tonë për kolegët tanë që janë larguar nga puna, për njerëzit që kërkojnë vetëm një gjë, që të drejtat e tyre njerëzore dhe parimet demokratike, të cilat kanë janë marrë aq shumë si të mirëqenë, thjesht janë konsumuar dhe kanë humbur kuptimin e tyre duke u përdorur si lajthitje të pakuptimta”, ka thënën në tubim drejtoresha e Bibliotekës së Graçanicës, Brankica Kostiç.

Në këtë tubim ka marrë pjesë gjithashtu edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariç, si dhe pjesëtarë të tjerë të administratës në atë komunë.

Ndryshe, në Veri të Kosovës ka qenë për disa ditë një situatë e tensionuar, kjo pasi që Qeveria vendosi që Policia t’i asistojë për t’i futur në zyrat e tyre kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Serbët lokalë për ta kundërshtuar këtë veprim organizuan protesta të dhunshme, duke u përplasur kështu me Policinë e Kosovës, e cila u detyra që të përdorë gaz lotsjellës dhe shok bomba në mënyrë që ta shpartallojë turmën e mbledhur.

Situatë edhe më e tensionuar ishte të hënën, ku protestuesit e dhunshëm serbë u përplasën me trupat paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Nga këto përplasje mbeten të plagosur 41 ushtarë, numër më i madh ishte i atyre të kontingjentit italianë dhe hungarez.

Përveç sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe trupave të KFOR-it, protestuesit e dhunshëm serbë kanë sulmuar edhe gazetarët që raportonin nga vendi i ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore