Sport

Ndërron jetë shefi i skuadrës legjendare të Formula 1, Sir Frank Williams


Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare shefi i skuadrës legjendare të F1, Williams – Sir Frank Williams.

Frank Williams ishte njeriu që qëndroi më gjatë në krye të një klubi të Formula 1.

Në vitin 2019, ai mbushi plot 50 vite si shefi i Williams.

Në kohën e tij në Formula 1, Sir Frank kishte drejtuar dy skuadra të Formula 1, duke fituar shtatë tituj të pilotëve dhe nëntë të konstruktorëve.

Britaniku dhe familja e tij, përfshirë edhe vajzën e tij Claire, që ka qenë bashkëdrejtuese e skuadrës që nga viti 2013, u larguan nga F1 këtë vit pasi shitën të drejtat e skuadrës te Dorilton Capital.

Sir Frank, që pësoi një lëndim në vitin 1986 që ia pamundësoi ecjen, filloi që ngadalë të hiqej nga detyrat e F1 në vitin 2012, kur nuk ishte më pjesë e bordit të Williams.

Sir Frank Williams dhe George Russell

Për humbjen e tij, janë shprehur të mërzitur të gjithë, duke dërguar ngushëllime në drejtim të familjes.

Lewis Hamilton dhe Sir Frank Williams

Formula 1 ka shpallur ditë zie në nderë të jetës dhe veprave të Sir Frank Williams.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore