Përballje

NBA: Utah Jazz kualifikohet tutje, Mavericks ngushtojnë epërsinë në 3:2


Skuadra e Utah Jazz, ka arritur që të kualifikohet në fazën çerekfinale të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Jazz fituan edhe përballjen e katërt radhazi kundër Memphis Grizzlies me rezultat 126:110, kështu duke quar serinë e ndeshjeve në 4:1, ku në çerekfinale do të presin fituesin e çiftit Los Angeles Clippers me Dallas Mavericks.

Jazz e dominuan ndeshjen që në çerekun e parë të ndeshjes, të cilët e përfunduan me rezultat 47:27.

Gjithashtu edhe çerekët e tjerë ishin të dominuar nga ta, ku vetëm të fundit, Grizzlies e fituan me epërsi prej 14 pikësh.

Më të dalluarit të Jazz ishin Donovan Mitchell me 30 pikë, 6 kërcime dhe 10 asistime, ndërsa Jordan Clarkson shënoi 24 pikë, Rudy Gobert kishte 23 pikë dhe 15 kërcime dhe Bojan Bogdanoviç shtoi 17 pikë për të ndihmuar në fitoren e katërt të Jazz.

Të skuadra e Grizzlies, më të dalluarit ishin Dillon Brooks me 27 pikë, pesë kërcime dhe 3 asistime, si dhe Ja Morant me 27 pikë, shatë kërcime dhe 11 asistime.

Në ndeshjen tjetër të fazës së parë të playoff-it, Dallas Mavericks mposhtën Los Angeles Clippers me rezultat 105:100, duke e quar serinë e ndeshjeve në 3:2.

Interesant është fakti se në pesë ndeshjet ndërmjet tyre të kësaj faze, asnjëra nga ekipet nuk ka fituar në shtëpi.

Ndeshja në përgjithësi shkoi e barabartë, me dy ekipet që kërkonin fitoren, por në fund e gjetën Mavericks me një epërsi prej vetëm pesë pikësh.

I jashtëzakonshëm në këtë sfidë, ishte Luka Doncic, i cili shënoi 42 pikë, 8 kërcime dhe 14 asistime.

Ndërsa në radhët e Clippers, më i miri ishte Paul George, i cili shënoi 23 pikë, 10 kërcime dhe gjashtë asistime.

Mbetet të shihet në ndeshjen e radhës, a do të barazohet seria e ndeshjeve apo Mavericks do të kalojnë në çerekfinale, ku po i presin Utah Jazz.

https://www.youtube.com/watch?v=pWxTxd2Xh_I&ab_channel=MLGHighlightsMLGHighlightsVerified

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore