Përballje

NBA/ Miami Heat kalon në epërsi ndaj Boston Celtics


Miami Heat ka shënuar fitore me rezultat 103:109 në udhëtim te Boston Celtics, kështu duke e çuar në 2:1 serinë e ndeshjeve finale të Konferencës së Lindjes.

Heat e filluan shumë mirë këtë takim, ku çerekun e parë e fituan me 21 pikë epërsi, 18:39, kështu që në vazhdim arritën ta ruajnë rezultatin, përkundër që vendasit kishin disa momente të mira.

Më i dalluari në këtë mbrëmje ishte basketbollisti i Celtics, Jaylen Brown, i cili shënoi 40 pikë e nëntë kërcime, por nuk arriti ta evitojë humbjen për ekipin e tij.

Gjithashtu te vendasit shfaqën lojë të mirë edhe Al Horford me 20 pikë e 14 kërcime dhe Marcus Smart me 16 pikë, katër kërcime e shtatë asistime, por fitorja në fund u takoi mysafirëve.

Te Heat më efikasi ishte Bam Adebayo me 31 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime dhe Tucker i cili kontribuoi me 17 pikë e shtatë asistime.

Edhe në ndeshjen e radhës, Celtics do të jenë vendas, takim i cili do të zhvillohet në orët e hershme të mëngjesit të datës 24 maj (me kohën tonë lokale).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore