Përballje

NBA: Finalistët ritakohen dhe Terry Rozier mposht Golden State Warriors (Video)


Të shtunën u përsërit finalja e vitit 2020 mes Los Angeles Lakers dhe Miami Heat. Por, ndryshe nga viti i kaluar, këtë lojë Miami Heat e fituan me rezultat 96:94.

Drama nuk mungoi mes dy finalistëve të 2020, loja përfundoi me rezultat të ngushtë dhe me performanca fantastike të lojtarëve të Heat.

Më të dalluarit në ekipin e Miami Heat ishin Jimmy Butler me 24 pikë, 8 kërcime e 5 asistime, Bam Adebayo me 16 pikë, 10 kërcime e 6 asistime dhe Kendrick Nunn i cili kishte lojën më të mirë në karrierën e tij me 27 pikë e 5 kërcime.

Ndërsa te Lakers më të mirët ishin Lebron James me 19 pikë, 9 kërcime e 9 asistime dhe Kyle Kuzma i cili kishte shënuar 23 pikë.

Një ndeshje tjetër e cila përfundoi me fitore në posedimin e fundit, ishte ndeshja mes Golden State Warriors dhe Charlotte Hornets.

Charlotte Hornets fitoi ndeshjen përball GSW me rezultat 100:102.

Më të mirët te Hornets ishin PJ Washington me 15 pikë e 5 kërcime dhe Terry Rozier me 36 pikë, e 4 asistime, i cili po ashtu shënoi në sekondat e fundit për të fituar ndeshjen.

Ndërsa te GSW më të mirët ishin Kelly Oubre Jr me 25 pikë e 6 kërcime dhe Andreë Wiggins me 19 pikë e 5 kërcime.

Mungesa e Steph Curry ishte kritike për GSW, për këtë arsyë ata nuk mundën të fitojnë në fund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore