Përballje

Napoli rifiton kreun në Serie A pas fitores kundër Bologna-s


Ndeshja mes Napoli-t dhe Bologna-s përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:2.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Napoli, por të dy skuadrat patën mundësi të shumta.

Goli i parë erdhi nga Bologna, në minutën e 41-të, të cilin e shënoi Zirkzee.

Pas vetëm katër minutave, Juan Jesus barazoi rezultatin për Napoli-n.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Lozano i dha epërsinë napolitanëve.

Pas vetëm dy minutave, Bologna barazoi rezultatin me anë të Barrow.

Për t’i dhënë fitoren Napoli-t, u përkujdes Victor Osimhen, i cili shënoi në minutën e 69-të.

Pas kësaj ndeshje, Napoli rifiton pozitën e parë në Serie A, me 26 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore