Lajme

Nancy Pelosi: Komitet hetimor për sulmin ndaj Capitol-it


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi njoftoi të enjten e 24 qershorit se do të krijojë një komitet për të hetuar sulmin e 6 janarit ndaj Capitol-it. Kjo, pasi republikanët bllokuan formimin e një komisioni të pavarur.

Komiteti i zgjedhur do të grumbullojë hetimet e ndryshme të Dhomës së Demokratëve për ngjarjet.

Ata do të shqyrtojnë kryengritjen vdekjeprurëse në një përpjekje të vetme. Cilat qenë motivet që çuan mbështetësit e Donald Trump që të hyjnë në Capitol.

CNN njoftoi të martën se Pelosi po angazhohej me komitetin e zgjedhur, megjithëse ajo mohoi se kishte marrë një vendim. Por dy ditë më vonë, Pelosi njoftoi se komiteti do të formohej.

Paralajmërimi daton në shkurt

Më herët, gjatë muajit shkurt, Nancy Pelosi deklaroi se ligjvënësit amerikanë do të ndërmarrin hapat ligjorë për të pasur një proces hetimi të ngjashëm me atë të 11 shtatorit – referuar sulmeve të Capitol-it.

“Duhet të ngremë një komision të pavarur mbi faktet dhe shkaqet e protestave që ndodhën në 6 janar”, nënvizonte Pelosi.

Në një letër drejtuar Kongresit, ajo shpjegoi se “modeli, duhet të jetë i ngjashëm me atë të 11 shtatorit 2001”.

Duke qenë se sulmi ndaj kullave binjake ishte një vepër terroriste, lëvizja e demokratëve e cilëson ngjarjen e Capitol-it si sulm terrorist.

Rrugëtimi i hetimit

Dhoma e Senatit miratoi në maj legjislacionin për të ngritur një komision të ngjashëm me atë që kishte hetuar sulmin terrorist të 11 shtatorit, dy dekada më parë. Por nuk arriti të siguronte 60 votat e nevojshme.

Ishin senatorët republikanë në Senat, ata që bllokuan amendamentin e një ligji, sipas të cilit përkufizohej ngritja e një komisioni hetimor të posaçëm për sulmet në Capitol.

Republikani në panelin e sigurisë, senatori Roy Blunt, kundërshtoi komisionin, me argumentin se hetimi do të zgjaste shumë.

Ai theksoi se rekomandimet e bëra në Senat mund të zbatohen më shpejt dhe jo të pritej kaq shumë.

Në raport tregohet sesi roja u vonua për orë të tëra, ndërsa zyrtarët në agjenci të shumta ndërmorën hapa burokratikë për të liruar njerëzit.

Po ashtu, aty zbulohet se Pentagoni mori shumë kohë “duke planifikuar misionin” dhe duke kërkuar aprovime para se të ndërhynte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore