Sport

Nagelsmann-i i dha gjithë mbështetjen e duhur Adams-it


Trajneri i Leipzig-ut, Julian Nagelsmann po i jep gjithë mbështetjen e duhur talentit amerikan, Tyler Adams-it.

Adams-i u zhvendos nga SHBA për në Gjermani, nga akademia e New York Red Bull-it, klubit si motër të Leipzig-ut, në 2019.

Lojtari e pati të vështirë në fillim me konkurencën brenda ekipit, por më pas e pa veten të ishte një lojtar i rëndësishëm për skemat e Nagelsmann-it. Tekniku zbulon disa fakte rreth 22-vjeçarit, në një intervistë për RBLive.

“Në verë ai ishte i pakënaqur. Ai po mendonte nëse do të ishte më mirë diku tjetër. Unë isha në gjendje ta bindja atë të qëndronte”, tha Nagelsmann-i.

Lojtarit të Kombëtares së SHBA i mungonte qëndrueshmëria dhe kjo ishte aryseja se pse në sezonin e parë në Bundesligë nuk luajti më shumë.

Adams-i numëron 33 paraqitje këtë sezon me Leipzig-un, nga ku ka shënuar një gol dhe duke dhuruar një asist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore