Lajme

Mustafa: LDK-ja e prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me ShBA-të


Ish-kryeministri Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte prishur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2020 për ta evituar konfrontimin me ShBA-në.

“LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota. Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian”, shkroi Mustafa në Facebook.

Sipas Musafës, shtetet perëndimore bashkë me ShBA-në “e sollën vet në pushtet Kurtin së bashku me analfabetët funksional”.

“Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova”.

Tash sipas ish-kryetarit të LDK-së, ngushëllimi i vetëm “më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës”.

Ndryshe, Mustafa, pak minuta pasi kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së, pati thënë se vendimi për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë vendim i mirë.

“Kam thënë edhe sot se vendimi për prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen është vendim i mirë për të cilin unë jam i bindur, sepse ndërmjet partneritetit me SHBA-në dhe qëllimeve dhe orientimeve të VV-së kam zgjedhur partneritetin më SHBA-në”, pati thënë Mustafa.

“E kemi paguar pak këtë çmim por në mënyrë të vetëdijshme. Qytetarët e Kosovës shpejt do ta shohin këtë”, thoshte Mustafa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore