Sport

Musa Evloev fiton të artën në mundjen greko-romake për meshkuj 97 kg


Rusi, Musa Evloev ka arritur të fitojë medaljen e artë në mundjen greko-romake për meshkuj në kategorinë deri në 97 kg.

Evloev është dy herë kampioni botëror i këtij sporti, përkatësisht në vitet 2018 dhe 2019, si dhe dy herë kampioni evropian, në vitet 2019 dhe 2021.

Përballë Evloev ishte Artur Aleksanyan nga Armenia. Armeni është gjithashtu një emër shumë i njohur në këtë sport pasi ka fituar tre herë kampionatin botëror dhe në këtë ndeshje vinte si kampioni olimpik në fuqi.

Gjithsesi, Evloev ishte shumë lartë në këtë sfidë, duke treguar se e meritonte titullin e kampionit dhe medaljen e artë, pas asaj fitore në shifrat 5-1.

Ndërkohë, medaljet e bronzit shkuan për iranianin Mohamedhadi Saravi dhe polakun Tadeusz Michalik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore