Përballje

Muriqi shënon ndaj Villarreal-it


Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka shënuar gol duke e kaluar në epërsi ekipin e tij, Mallorca-n në udhëtim te Villarreal.

Sulmuesi i dardanëve e realizoi golin në minutën e 32-të, pas një asistimi të marrë nga Gonzalez.

Kjo ndeshje i përket javës së 13-të në La Liga dhe pikët janë shumë të vlefshme për ekipin e Muriqit.

Ndërkohë, ky ishte goli i shtatë i prizrenasit në këtë edicion në La Liga.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore