F1

Motori i ri Honda për Botërorin 2021/Marquez: “nuk e di kur do të rihyjë në pistë”


Diçka ka ndryshuar. Jo vetëm motorët. Pas një heshtjeje të gjatë, Marc Marquez është rishfaqur për të folur për pritshmëritë e tij, gjatë prezantimit të Honda RC213V me të cilin do të marrë pjesë ekipi Repsol në botërorin MotoGP 2021. “Objektivi kryesor si gjithnjë do të jetë titulli. Por viti 2021 është tërësisht ndryshe. Objektivi im është të kthehem mbi motor dhe të zbavitem, pastaj, hap pas hapi t’i kthehem shpejtësisë si më parë. Por nuk mund të pretendohet të jem menjëherë siç kam qenë, pas një viti mungesë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, shpjegon Marc.

A do të jetë në pistë gjatë testetve në Qatar më 6 dhe 7 mars?

“Mjekët e përjashtojnë këtë”, objektivi mbetet gara e parë më 28 mars, “por do ta vendosin mjekët”. Në krah të tij do të jetë Pol Esparago: “Bukur, njihemi që fëmijë, kemi qenë dhe shokë të një ekipi kur ishim adoleshentë; e paimagjinueshme që do të jemi sërish krah njëri tjetrit në MotoGP”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore