Lajme

Mosmarrëveshje për t’i vendosur sanksione Rusisë, ndërpritet seanca e qeverisë së Malit të Zi


Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç

Qeveria në detyrë e Malit të Zi zyrtarisht njoftoi se seanca është ndërprerë “për shkak të mosmarrëveshjeve në procedurën e miratimit të vendimit për zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë të përcaktuara në pikat 11, 12, 13 të rendit të ditës të miratuar”.

“Arsyeja e ndërprerjes së seancës nuk është vetëm në pjesën procedurale, por edhe në mungesën e respektit dhe sjelljes së pahijshme të ministrit Raduloviq ndaj kryeministrit Zdravko Krivokapiq”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media, transmeton “Vijesti”.

Një burim ka thënë për “Vijesti” se Krivokapiç ka ndryshuar konkluzionet e tij, përkatësisht është kundër që sanksionet të miratohen në formën në të cilën janë miratuar nga Komisioni për Sistemin Politik.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi ka propozuar që Ministria e Punëve të Jashtme të autorizohet për harmonizimin e politikës së jashtme me vendimet e Bashkimit Evropian, gjë që siç pretendon ai ligjërisht nuk është e mundur sese sanksionet duhet të zbatohen nga të gjitha organet, jo vetëm nga MPJ.

Kundër kësaj u shpreh zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç dhe pasoi një polemikë, pas së cilës Krivokapiç ndërpreu seancën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore