Pajisje

Mos e prisni Apple, kaloni në Galaxy, thotë Samsung


Një kopsht me mure i Apple është një “realitet” në reklamën më të fundit nga Samsung.

“Kjo është ajo që ne bëjmë, ne presim”, thotë karikatura e një përdoruesi të Apple brenda kësaj reklame.

Ky tifoz imagjinar i Apple nga reklama do të duhet të presë dhe të shikojë tek lansohen Galaxy Z Fold5 dhe Z Fold6, dy gjenerata të Z Flips gjithashtu, përpara se Cupertino të nxjerrë në treg pajisjen e vet të palosshme, kjo nëse vlerësimet e Samsung janë të sakta.

Kështu që tifozi i Apple mund të duhet të presë edhe më gjatë për një iPhone të palosshëm.

Meqë ra fjala, GSM Arena thotë mos u bazoni shumë në këtë duel, i cili po bazohet në reklama mes gjigantëve të teknologjisë – është thjesht reklamë për ta.

Disa vite më parë Samsung publikoi reklama që talleshin me Apple për heqjen e portit të kufjeve, më pas i fshehu në heshtje teksa hoqi po të njëjtin port nga Galaxy Note10.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore