Shqipëria

Mori përfitime monetare, Rovena Voda kërkon pushimin e çështjes


Ditën e 15 shkurtit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka mbyllur hetimet dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda. Gjithashtu mesohet se avokatët e Vodës kanë kërkuar pushimin e çështjes pasi kjo e fundit ka mohuar të jetë e përfshirë.

Ndaj ish-zëvendësministres rëndon akuza e ushtrimit te ndikimit të paligjshëm”.

Nëse gjykata, më 2 mars, vendos të mos pranojë pushimim e akuzave, mbrojtja e saj do të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme akuzohet kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri.

Personi i tretë, Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me Vodën, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Të trija gratë janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Akuza për Vodën

SPAK shkruan se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

“Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive”, ravijëzon SPAK.

Edhe për shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, është caktuar masa e arrestit në shtëpi. Ato janë të dyshuara për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit ekzekutuan masën e sigurimit personal të vendosur ndaj Vodës, Hasanit dhe Beut. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore