Sport

Morata i ofrohet Manchester United


Manchester United i është ofruar shansi për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Trajneri i United, Erik ten Hag, është në një garë kundër kohës, teksa kërkon t’i shtojë opsionet e tij në sulm.

Marko Arnautovic dhe Benjamin Sesko ishin dy alternativa për United, por që shumë shpejt ranë. I pari nuk preferohet nga tifozët të cilet iu kundërvunë klubit.

Ndërsa i dyti preferoi kalimin te Leipzig, ndonëse këtë sezon do qëndrojë në huazim te klubi aktual, Salzburg.

Morata mund të jetë një opsion i vlefshëm për United, duke qenë se ai e njeh ligën, pasi më herët ka luajtur me Chelsea-n.

Sipas “ESPN”, Diego Simeone është i gatshëm ta lërë të lirë spanjollin të largohet edhe pse ai është paraqitur mirë në ndeshjet parasezonale.

Spanjolli ka një Cv mjaft mbresëlënëse pasi ka kaluar të gjithë karrierën e tij në disa nga klubet më të mëdha të futbollit botëror, duke përfshirë Chelsea, Juventus, Real Madrid dhe Atletico.

Megjithatë, ai kurrë nuk ka gjetur një klub ku mund të vendoset si lojtari kryesor. Në dy sezonet e fundit ai ka qenë i huazuar te Juventus-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore