Stil

Modelja 50 vjeçare – nënë për herë të parë


Për herë të parë është bërë nënë në moshën 50 vjeçare, supermodelja britaneze, Naomi Campbell.

Ajo ka mirëpritur një vajzë si fëmijën e parë të saj.

Kështu ka njoftuar vetë modelja Campbell, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku i ka shprehur edhe ndjenjat e saj si një nënë e re.

“Një bekim i vogël, i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj, kështu që jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, mbishkroi Naomi Campbell në një foto të saj duke mbajtur këmbët e të porsalindurit.

Campbell, e cila është gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, nuk ndau detaje të tjera.

“Ende është e paqartë se kush është babai dhe nëse Campbell lindi, punësoi një nënë zëvendësuese apo adoptoi të voglin”, raportoi Page Six.

Miqtë e saj për mediat angleze kanë treguar se Naomi, ka kohë që donte të merrte epitetin “nënë”.

“Naomi dëshironte të bëhej nënë për një kohë të gjatë dhe më në fund ndodhi. Ajo është kumbara për shumë miq dhe fëmijë të familjes dhe gjithmonë e ka pritur me padurim ditën e krijimit të familjes së saj”, është shprehur Zoe Saldana.

Në një intervistë për Vogue të vitit 2018, ikona britanike pati thënë se do të dëshironte të kishte një fëmijë.

“Unë nuk bëj zbritje për asgjë në jetë. Unë i dua fëmijët dhe gjithmonë do t’i bëj, kur jam pranë fëmijëve, bëhem vetë fëmijë. Kjo është vajza e vogël që nuk dua ta humbas kurrë”, pati deklaruar Campbell.

Naomi Campbell është shpallur supermodele nga industria e modës dhe shtypi ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore