Lajme

Misteri i kompanisë private “Auto Control Kosova”


Rruga “Rifat Berisha”, në të cilën është e regjistruar kompania “Auto Control Kosova”

Nga 1 shtatori qytetarët e Kosovës, do të paguajnë 4 euro e 90 cent me tepër, përveç pagesës së zakonshme për regjistrimin e automjeteve.

Mirëpo, këto para nuk do të shkojnë në arkën e shtetit. Ato do të shkojnë në llogarinë e kompanisë private, “Auto Control Kosova”.

Kjo kompani, e cila në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), është në rrugën “Rifat Berisha” në Prishtinë, rezulton të mos jetë në këtë adresë.

Albanian Post, ditën e martë, ka provuar të flas me përfaqësues të kësaj kompanie, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore