Lajme

Ministria e Shëndetësisë shpjegon kushtin kufitar për vaksinat


“Bllokada kufitare” e ngritur pas masave të reja kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, ka shkaktuar debate të mëdha.

Masat e reja të ndërrmara nga Qeveria e Kosovës thonë që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë, “certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19”.

Me një njoftim, Ministria e Shëndetësisë shkruan se  nuk është e thënë që qytetarët të jenë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, ata mund të jenë të vaksinuar me dy doza dhe të kenë një test negativ të RT PCR, jo më e vjetër se 48 orë, rregull ky që sipas MSh-së është praktikuar edhe në vende të tjera.

Sa i përkët shtetasve të Kosovës, ata mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar me dy doza, pa nevojën që të shfaqin testin negatic RT PCR.

Poashtu, një mënyrë tjetër është nënshtrimi i karantimit shtëpiak për një periudhë shtatë ditore nëse nuk janë të vaksinuar.

MSH-ja tha se këto masa të ndërmarra janë si rezultat i rregullt i situatës epidemiologjike në vend.

Situata do të monitorohet në baza ditore deri në fund të javës me institucionet që do mund të kenë një pasqyrë më gjithëpërfshirëse se cili ka qenë ndikimi i rritjes së rasteve.

Në varësi të numrit të rasteve të shfaqura, të gjithë këto masa mund të rishikohen.

Rreth masave të Qeverisë së Kosovë, kanë protestuar edhe qytetarët e Shqipërisë.

Pranë doganës në Morinë, qytetarët e rrethit të Kukësit, protestuan për “për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë nga Qeveria e Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore