Lajme

Ministri Mehaj bashkë me gjeneral Jasharin vizitojnë kampin “Bondsteel”


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, kanë vizituar Kampin e ‘Bondsteel’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, kanë vizituar Kampin e ‘Bondsteel’, ku u pritën në takim nga komandanti i grupit për mbështetjen e zonës, kolonel Matthew DiNenna.

“Nga Kolonel DiNenna u njoftuam me organizimin e kampit “Liya”, që është ngritur ekskluzivisht për akomodimin e refugjatëve afgan, para se të transferohen në vende të treta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Lidhur me këtë, në njoftim thuhet se kolonel DiNenna shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin e njësive të FSK-së në mbështetje të operacionit humanitar të NATO-s udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për evakuimin e refugjatëve afgan.

“Po ashtu, Kolonel DiNenna dhe bashkëpunëtorët e tij, na njoftuan për nivelin e bashkëpunimit me autoritetet vendore qendrore dhe lokale duke theksuar veçanërisht bashkëpunimin shumë të ngushtë me FSK-në”, vijon njoftimi.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me Gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, kanë vizituar Kampin e ‘Bondsteel’

Ministri Mehaj theksoi se gjatë kësaj vizite është shprehur besimi dhe vullneti që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në vitin 2022.

“Festat e fundvitit janë moment i veçantë për të uruar, bashkë me falënderimin e madh, miqtë tanë amerikanë dhe gjithë forcave tona aleate të KFOR-it, që larg, si dhe me mallin për familjet e tyre, i shërbejnë vendit dhe qytetarëve tanë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore