Kosova

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio sot në Kosovë


Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, sot do të vizitojë Kosovën.

Gjatë këtij qëndrimi një ditor në Kosovë, Di Maio do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën si dhe do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit, në një seancë solemne.

Luigi Di Maio do të arrijë në Kosovë në ora 14: 20, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Më pas në ora 15:00 do të takohet me homologen e tij, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

Në ora 15:40 në sallën e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando do të nënshkruaj një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, për të cilën kjo ministri nuk ka dhënë as një detaj.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministrja gërvalla dhe ministri Di Maio do të mbajnë konferencë për medie.

Ndërsa në Kuvend, seanca solemne është planifikuar të zhvillohet në ora 17:30. Por par këtij adresimi ai pritet të takohet me Kryetarin e Kuvendit të kosovës, Glauk Konjufca, në kabinetin e tij në ora 16:55.

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, komfor Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.​

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore