Lajme

Ministrat nuk bindin Johnson të dorëhiqet


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pas një takimi me anëtarët e qeverisë së tij të mërkurën në Downing Street, siguroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Madje, ai po planifikon të emërojë njerëz të rinj në të gjitha postet vakante.

Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase, duke cituar burimet e tyre.

Një burim i afërt me Johnson tha për Sky News se ai do të “vazhdojë të luftojë” dhe “absolutisht t’i rezistojë” thirrjeve për një transferim vullnetar.

Nga ana tjetër, kanali ITV, duke cituar burimet e saj, raportoi se Johnson u shprehu ministrave se dorëheqja e tij do të çonte në jostabilitet politik.

Ai do të bënte thirrje për zgjedhje të përgjithshme, duke u fokusuar në një “verë të rritjes ekonomike”.

“Kryeministri është i vetëdijshëm se ka një mandat nga 14 milionë njerëz dhe e vetmja mënyrë që ai do të shkojë është nëse partia ia heq atë mandat”, shtoi një burim i afërt me liderin konservator për Sky News.

Vihet re se kreu aktual i Komitetit Procedural të vitit 1922, Sir Graham Brady, paralajmëroi Johnson se pas rizgjedhjes në krye të komitetit, mund të ndryshonte rregullat dhe të fillonte një tjetër votë mosbesimi.

Pritet që pas refuzimit të Johnson për të dhënë dorëheqjen, disa anëtarë të tjerë të qeverisë së tij do të shpallin dorëheqjen – deri tani mediat kanë numëruar afërsisht 40 dorëheqje, nga të cilat vetëm dy kanë të bëjnë me krerët e ministrive.

Shkak i pakënaqësisë së Partisë Konservatore janë bërë deklaratat e rreme të Downing Street në lidhje me ish-deputetin Chris Pincher, i cili akuzohet se ka ngacmuar dy kolegë.

Zyra e Johnson pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të incidentit dhe për këtë arsye mbështeti riemërimin e Pincher-it në vitin 2022, por kryeministri më vonë u detyrua të pranonte se nuk ishte kështu.

Herën e fundit që Johnson u përpoq të votonte mosbesimin më 6 qershor, konfirmoi pozicionin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore