Një pjatë e lehtë që realisht ka pak lidhje me picën, por mund të quhet e tillë për shkak të formës dhe përbërësve mbi të.
Përbërësit:
1 patëllxhan blu
60 g lëng portokalli
1 pako pastë domate
Vaj ulliri
Mini domate
Borzilok
Përgatitja:
Lani patëllxhanët dhe i prisni në rrathë me trashësi dy centimetra. I vendosim në tavolinën e kuzhinës dhe i kriposim të dyja anët. Lërini të pushojnë për rreth 30 minuta derisa të humbasin lëngjet e tyre. Ndërkohë presim mini domatet dhe borzilokun. Thajini rrathët e patëllxhanëve duke përdorur letër kuzhine, i lyeni me vaj ulliri dhe i vendosni në një tepsi.
Ndërkohë që patëllxhani piqet në 200 gradë për 15 minuta, rrahim domatet e pure me pak borzilok, kripë dhe piper. Më pas e nxjerrim patëllxhanin nga furra dhe e mbulojmë me përzierjen e domateve dhe borzilokut dhe në fund e spërkasim me djathë. Kthejeni në furrë për 7-10 minuta të tjera, derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të artë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës