Përballje

Milwaukee Bucks në finalen e Konferencës Lindore


Giannis Antetokounmpo dhe Kevin Durant në duel

E shtuna në NBA ishte dramatike me një ndeshje fantastike ku befasitë nuk munguan. Milwaukee Bucks fitoi përballë Brooklyn Nets me rezultat 115:111.

Bucks tanimë kanë fituar ndeshjen e katërt, e cila i bënë finalistët e parë të konferencës lindore këtë sezon. Ndeshja ishte e baraspeshuar nga fillimi, e cila rezultoi me pa fitues në kohën e rregullt.

Kevin Durant ishte ai i cili barazoi rezultatin në kohën e rregullt, duke shënuar një gjuajtje shumë të vështirë mbi PJ Tucker.

Lëndimi i Kyrie Irving i penalizoi shumë Nets, pasi edhe James Harden nuk ishte plotësisht i gatshëm të luaj për shkak të lëndimit që pësoi në serinë me Boston Celtics.

Durant kishte një performancë të paharrueshme ku u bë lojtari i parë që shënon 48 pikë në një ndeshje të shtatë.

Giannis Antetokounmpo pati po ashtu një performancë fantastike ku arriti 40 pikë me 13 kërcime e 5 asistime.

Lojtarë që kontribuuan në fitore ishin edhe Khris Middleton me 23 pikë e 10 kërcime dhe PJ Tucker i cili kishte vetëm 11 pikë, por bëri një mbrojtje të jashtëzakonshme.

Ndërsa te Nets, të mirë ishin edhe Harden me 22 pikë, 9 kërcime e 9 asistime dhe Blake Griffin me 17 pikë e 11 kërcime.

Milwaukee Bucks do presin në finalen e konferencës lindore, fituesin e ndeshjes Philadelphia 76ers- Atlanta Hawks.

Ndërs,a ndeshja e parë e finales së Konferencës Perëndimore mes Phoenix Suns dhe LA Clippers fillon në ora 21:30 (me orën tonë lokale).

https://www.youtube.com/watch?v=RY8H8WL–h0

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore