Përballje

Milwaukee Bucks me fitore të rëndësishme për mbijetesë


Giannis duke shënuar kundër Blake Griffin dhe Durant

Ndeshja e tretë mes Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat të ngushtë 83:86.

Milwaukee Bucks tani më kanë ngushtuar epërsinë në 2:1.

Çereku i parë ishte i dominuar nga Bucks, ku nuk i lejuan Nets të shënojnë në tre minutat e para të ndeshjes.

Në çerekun e dytë, Nets kthyen ndeshjen në favorin e tyre, por, nuk arritën të marrin epërsinë.

Bruce Brown dhe Kyrie Irving ishin dy figurat kryesore në rikthimin e Nets.

Në çerekun e tretë, Nets morën epërsinë për disa sekonda, pasi Bucks shënuan menjëherë për të mbyllur periodën e tretë me epërsinë e Bucks.

12 minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike ku nuk dihej fituesi për asnjë moment.

Kevin Durant ishte fantastik në momentet e fundit pasi nuk humbte pothuajse asnjë gjuajtje.

Khris Middleton dhe Giannis Antetokounmpo ishin më meritorët në fitoren e Bucks, pasi shënuan 68% e të gjitha pikëve të shënuara nga Bucks.

Më të dalluarit te Milwaukee ishin Giannis Antetokounmpo me 33 pikë e 14 kërcime dhe Khris Middleton me 35 pikë e 15 kërcime.

Ndërsa te Nets, më të mirët ishin Kevin Durant me 30 pikë e 11 kërcime, Kyrie Irving me 22 pikë dhe Bruce Brown me 16 pikë e 11 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=M0srbBHF_xE&ab_channel=MLGHighlightsMLGHighlightsVerified

Në anën tjetër Utah Jazz, kishin përsëri një performancë fantastike përballë Los Angeles Clippers, të cilët i mposhtën me rezultat 117:111.

Jazz kanë nja avantazh prej 2:0 në serinë kundër LA Clippers.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Utah, pasi ata morën një epërsi prej 13 pikësh në fund të çerekut të dytë.

LA Clippers arritën të përmbysin rezultatin, por Donovan Mitchell nuk e lejoi që ata të fitojnë ndeshjen pasi pati një perforamancë fantastike.

Utah Jazz duken një skuadër që komponohen mirë pasi kishin pesë lojrarë me pikë dyshifrore në duelin e dytë të serisë.

Më të mirët te Jazz ishin Mitchell me 37 pikë, Jordan Clarkson me 24 pikë dhe Rudy Gobert me 13 pikë e 20 kërcime.

Kurse te Clippers, më të mirët ishin Paul George me 27 pikë e 10 kërcime, Reggie Jackson me 29 pikë dhe Kawhi Leonard me 21.

https://www.youtube.com/watch?v=lqn2-8i7KJc

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore