Sport

Milani hedh sytë nga Youssouf Fofana


Youssouf Fofana (Getty Images)

Milan-i po lidhet me një lëvizje për mesfushorin e Monaco-s, Youssouf Fofana, kontrata e të cilit me skuadrën e Ligue 1 skadon vitin e ardhshëm.

Mesfushori 22-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubit italian për shkak të moshës së tij, me kontratën që i skadon në vitin 2025, duke e bërë atë një perspektivë tërheqëse për të ardhmen.

Gazetari i “Gazzetta dello Sport”, Luca Bianchin, raporton se karakteristikat e Fofans-s si një mesfushor me tipare mbrojtëse përputhen me nevojat aktuale të skuadrës së Milan-it.

Aftësia e tij për të mbrojtur dhe për të thyer sulmet e kundërshtarëve mund të ofrojë mbështetje të vlefshme për organizimin e mesfushës së Milan-it.

Kuqezinjtë aktualisht janë në kërkim të një pasardhësi afatgjatë për Olivier Giroud, por gjithashtu pritet të investojnë në pjesë të tjera të fushës në afatin kalimtar të verës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore