Përballje

Milan dominon Dinamo Zagreb-in, Shakhtar Donetsk dhe Celtic barazojnë


Ndeshja mes Milan-it dhe Dinamo Zagreb-it në Ligën e Kampionëve ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:1.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsinë minimale të vendasve me rezultat 1:0.

Klubi Italian kishin mundësi të shumta shënimi, të cilat nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao kishte mundësitë më të mira për të shënuar, por përpjekjet e tij ishin të pasuksesshme.

Në minutën e 45-të, pak para përfundimit të pjesës së parë, u akordua një penallti në favor të klubit italian, pas një ndërhyrje të ashpër në Leao-n.

Nga pika e penalltisë, ishte Olivier Giroud, i cili shënojë për t’i dhënë epërsinë rossonerëve.

Goli i dytë erdhi në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, me anë të Alexis Saelesmakers.

Më pas, në minutën e 56-të Mislav Orsic shënoi për të ngushtuar rezultatin, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të marrë një pikë.

Në minutën e 77-të, erdhi goli i fundit i ndeshjes, të cilin e shënoi Tommaso Pobega për rezultatin përfundimtar, me rezultat 3:1.

Në anën tjetër, ndeshja mes Shakhtar Donetsk dhe Celtic përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore