Sport

Mick Schumacher në hapat e babait, emërohet pilot rezervë i Ferrari-t për vitin 2021


Piloti i skuadrës Haas në Formula 1, Mick Schumacher, është emëruar si pilot rezervë i Ferrari-t për vitin 2021.

Mick, me hapa pak më të vegjël, po ndjek atë çfarë bëri babai i tij, shtatë herë kampioni i botës, pesë herë me Ferrari-n, Michael Schumacher.

Përkundër se është emëruar si pilot rezervë i Ferrari-t, kjo nuk do të thotë se Mick nuk do të garojë për Haas.

Ai do të jetë piloti i parë i Haas, para Nikita Mazepin, por do të jetë edhe i pari që zëvendson njërin nga Sainz dhe Leclerc, në rast se ata nuk do të jenë të gatshëm për garim.

Përkrahë tij, do të jetë edhe ish-piloti i Alfa Romeo-s, Antonio Giovinazzi.

Giovinazzi do të jetë pilot rezervë edhe për skuadrat Haas dhe Alfa Romeo.

Mick Schumacher poashtu do të jetë pilot rezervë edhe për Alfa Romeo-n, kurse në radhët e Alpine do të jetë Oscar Piastri – kampioni i Formula 2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore