Shqipëria

Meta kallëzim në Prokurori: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një hard disk në zyrën e Partisë së Lirisë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kryer një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, në të cilin denoncon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një hard disk me materiale në zyrën e partisë.

Në kallëzimin e Metës, thuhet se më datë 6 mars disa persona janë futur natën në zyrën e partisë që ai drejton dhe kanë vjedhur hard disk-un, i cili ruan pamjet e kamerave të sigurisë në zyrën e Partisë së Lirisë.

Sipas tij, këta persona kanë qenë në dijeni të vendndodhjes së çelësave të dhomës ku ndodhej DVR, të cilën pasi e kanë marrë e kanë zëvendësuar me një tjetër.

Partia e Lirisë ka bërë me dije se ka evidentuar vjedhjen e serverit, pasi DVR që ishte zëvendësuar nuk kishte të njëjtin kapacitet dhe janë fikur kamerat natën.

Meta thotë se janë vjedhur komunikimet elektronike të Partisë së Lirisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore