“Në 25 prill ka pasur plan për gjakderdhje dhe dhunë. Jam krenar që falë kontributit tim ky skenar u shmang”.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar qartësisht se sipas tij, zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në vend kanë qenë një komplot ndaj demokracisë.
Këtë akuzë Meta e hedh drejtpërdrejt mbi kryeministrin, Edi Rama, duke radhitur ato që sipas tij, janë një sërë çështjet, të cilat e “vërtetojnë” këtë pretendim.
Së pari, ai cek situatën e tensionuar zgjedhore në Shqipëri, pak ditë përpara drejtimit të popullit në kuti.
Dy incidente madhore, “të paralajmëruara” sipas Metës, kanë ndodhur.
Së pari, plagosja e një personi të shtabit demokrat në Kavajë.
Por, kjo ngjarje u eklpisua nga vrasje e ndodhur në Elbasan vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve, ku një funksionar i “grupit të gatshëm për mbrojtjen e votës” nga Partia Demokratike, vrau një funksionar të shtabit elektoral të socialistëve.
“Ju i mbani mend shumë mirë çështje si patronazhistët”, vijoi Meta. “Unë i kam denoncuar, i keni në prokurori deponimet e mia”.
Sakaq, ai ka akuzuar për këtë situatë edhe opozitën – referuar Lulzim Bashës – i cili për Metën e ka lënë situatën të vijë në këtë pikë.
“Dogjën mandatet. Bënë vetëvrasje, bashkë me LSI-në dhe e lanë mazhorancën të veprojë si të dojë”.
Sa i përket marrëdhënieve, ai ka theksuar se i ka bërë shpesh thirrje Bashës, por ky i fundit jo gjithmonë e ka pranuar konsultimin me të.
Ndërsa, akuzat se ai bën pjesë në një “trekëndësh Bermudash” – etiketim që Basha i ka bërë Metës, si pjesë e një politike të vjetër së bashku me Ramën dhe Sali Berishën – ai i ka nënqeshur, duke lënë të kuptohet se nuk i përfill ato.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave të mbytur në lumin Buna
-
Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
-
Policia ka realizuar 95 operacione gjatë prillit, 120 shtetas të proceduar për dhunë në familje
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, palombarët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë