Lajme

Merkel: Xhaketat i çoj tek dyqani i rrobave të përdorura, pensionohem vetëm në shtëpi


Angela Merkel, ish-Kancelare e Gjermanisë

Ajo ka qenë zonja më e pushtetshme në Evropë gjatë dy dekadave të fundit, por tashmë ka ardhur çasti që të lërë pozitat më të larta të politikës evropiane, pa njohur humbje të mëdha në karrierën e saj të gjatë.

Angela Merkel po pensionohet dhe këtë, ajo ka ndërmend ta bëjë duke qëndruar më së shumti në shtëpi.

Në një intervistë për të përditshmen Süddeursche Zeitung”, ajo ka zbuluar se si i ka jetuar këto 16 vjet dhe si ka ndërmend të kalojë pjesën e mbetur të jetës.

“Një bisedë lamtumire”, e ka quajtur ajo.

Angela Merkel

Merkel ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë në ditët pasardhëse, pasi ajo ende duhet të paraqitet në detyrë. Bisedimet mbi koalicionet paszgjedhore në Gjermani nuk janë përmbyllur ende.

Por, një gjë është e sigurt për tashmë ish-Kancelaren: Do të fle më shumë.

Gruaja me 50 hije të ndryshme të 50 kostumeve të saj të njëjtë, e pranon se mesazhe politike me paraqitjen, i ka lëshuar në karrierën e saj politike. Më së shumti kjo, me ngjyrat që zgjidhte të vishte.

Gjithsesi, ajo nuk e ka mohuar se pasi i përdorte sa i duheshin rrobat, i çonte më pas në dyqanin e veshjeve të përdorura. Më saktë, i dhuronte në këto dyqane, në mënyrë që të shkonin tek personat nevojtarë.

Me thjeshtësinë e saj, ajo tregon edhe se raportet me bashkëshortin.

“Ai ka shumë punë vetë, ndaj nuk do ta vërë re shumë se endem nëpër shtëpi. Nuk do ta shqetësojë kjo gjë”, rrëfen e hekurta Merkel. “Për më tepër, ai më njeh. Ndoshta edhe nuk do të qëndroj aq shumë në shtëpi, siç jam mësuar gjithë këto vite”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore