Gatimi

Mëngjesi i thjeshtë: Vezë dhe domate në një mënyrë interesante


Veze me domate

Monotonia në meny nuk është gjë e mirë dhe për këtë arsye ka receta me të cilat mund të përgatisni një pjatë nga përbërësit bazë që do të jetë sa e shijshme aq interesante.

Përbërësit:

1 domate me e madhe

2 vezë

2 luge miell

Piper

Qepë e grirë

Kripë

Përgatitja:

Pritini domatet në rrathë. Hiqni mesin dhe e prisni imët. Hiqni rrathët dhe shtoni dy vezë, dy lugë miell, qepë të grirë, kripë dhe piper në domate të grirë.

Vendosni rrathët e domates në një tigan dhe derdhni përzierjen e vezëve në to. E lemë të skuqet në pak vaj, kur të jetë skuqur njëra anë e rrotullojmë.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore