Shëndet

Mendimi i tepërt përkeqëson problemet


Të gjithë kemi probleme dhe kjo është një pjesë e pashmangshme e jetës sonë. Por, ndonjëherë kur jemi duke u përpjekur në zgjidhjen e tyre, në fakt mund të jemi duke bërë diçka shumë më pak produktive.

Kujt nuk i ka ndodhur teksa më shumë mendohet për zgjidhjen e një problemi, aq më shumë përkeqësohet situata.

Ky shqetësim përcaktohet si një model i përsëritur i të menduarit negativ për çështje të pazgjidhura dhe kërcënuese që mund të përfundojnë keq. Nuk ka të bëjë vetëm me një mendim negativ të thjeshtë.

Nuk është e pazakontë që njerëzit të ngatërrojnë shqetësimin me zgjidhjen e problemeve. Por fatkeqësisht, me gjithë qëllimet tona më të mira, shqetësimi në të vërtetë prish procesin e zgjidhjes së problemeve.

Shumë njerëz kur pyeten pse shqetësohen thonë se kjo është për shkak se po përpiqen të zgjidhin problemet. Dhe kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë për ata që shqetësohen shumë.

Sidoqoftë, njohja e dallimit dhe të qenit në gjendje të largoheni nga shqetësimi dhe të mendoni më produktiv, mund të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën sa efikase i zgjidhni problemet tuaja.

A është shqetësimi vërtet një reagim kaq i keq ndaj problemeve të mia?

Përgjigja e shkurtër është, po. Ndërsa mund të jetë plotësisht normale të ndjeni një valë ankthi kur identifikoni për herë të parë një kërcënim ose problem, nuk është aq e dobishme ta mbani atë ankth kur përpiqeni ta rregulloni atë.

Ndaj ne ju rekomandojmë, që përballë çdo situate, të merrni frymë e të besoni që gjithçka rregullohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore